VIP
Nicole Scherzinger: Distanca shkakton vështiresi
Jeta e Nicole Scherzinger është e mbushur me udhëtime nga një kontinent në tjetrin, ndërsa i dashuri i saj, Lewis Hamilton, piloti i Formulës 1 udhëton për të garuar në cirkuitet nëpër botë.
Scherzinger pranon që distanca shkakton vështirësi në marrëdhënie: “Është shumë vështirë, por nëse je e bindur që lidhja ka vlera e bën që të funksionojë. I dërgojmë e-mail njëri-tjetrit dhe flasim nëpërmjet Skype.”