VIP
Nicole Scherzinger ndihet e vecante
Nicole Scherzinger ka thënë se fansat e saj të dedikuar e bëjnë atë të ndjehet e veçantë. Këngëtarja, e cila së fundi u paraqit në shoun “X Factor” si vlerësues mysafir, ka zbuluar se disa fansa nga Portugalia shpesh e ndjekin atë nëpër botë me flamurin me fytyrën e saj.
“I kam ata fansa nga Portugalia dhe disa herë ata kanë udhëtuar nëpër botë për të më ndjekur, dhe një herë ata blenë atë flamurin portugez. Ata më bënë të ndjehem aq krenare kur ata e mbajtën flamurin e madh lart me fytyrën time në të. Ishte sikur të kisha vendin tim! Së paku kam flamurin tim të veçantë”, ka thënë Scherzinger.