VIP
Nicole Scherzinger nuk ka kohë të martohet
Nicole Scherzinger është shumë e zënë për t’u martuar. Këngëtarja e grupit “Pussycat Dolls”, e cila është në lidhje me ngasësin e Formula 1, Lewis Hamilton, nuk e ka përjashtuar mundësinë për të ecur drejt altarit, por thotë se prioritet i saj aktual është të arrijë sukses në karrierën e saj”.
“A e kemi diskutuar martesën? Çdo gjë do të realizohet në kohë. Për momentin jam e fokusuar në karrierën time”, ka thënë Nicole. Bukuroshja po ashtu ka thënë se pavarësisht imazhit të saj seksi, ajo dhe Lewis që të dy janë të lumtur kur ajo bëhet më natyrale, keq fustanet dhe nuk mban grim.