EkonomiaKosovaLajme

Nisen për jetë më të mirë, përfundojnë në kampe (Video)

emigrantNë kërkim të një jete më të mirë, shumë të rinj kosovarë po përfundojnë në vende si këto në Hungari.

Këto janë pamje të një kampi në një fushë futbolli, afro 40 kilometra larg kryeqytetit të këtij vendi, Budapest. KTV-ja nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e fotografive, por ka informacione se ato janë bërë në kampin “Bicske”.

Shumë banorë të Kosovës qëndrojnë aty me javë të tëra, para se të deportohen përsëri prej nga kanë ardhur.

Kushtet në të cilat jetojnë ata janë të mjerueshme dhe ka të atillë që kanë rënë në duar të grupeve të ndryshme kriminale. Shumica e atyre që po ikin ilegalisht janë djem të rinj nga Anamorava, përkatësisht nga Vitia, siç ka raportuar javë më parë KTV-ja.

Një pjesë e tyre kanë fatin të vazhdojnë rrugën e tyre drejt vendeve të tjera të BE-së, sidomos në Francë. Autobusë të tërë nisen çdo natë në drejtim të Suboticës në Serbi, deri ku mund të kalohet vetëm me letërnjoftim dhe pastaj në mënyrë ilegale e kalojnë kufirin hungarez.

Madje, KTV-ja ka informacione se së paku dy vajza nga Kosova kanë përfunduar në një institut të shëndetit mental në qytetin hungarez Debrecen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button