Teknologji

Nissan GT-R, 100 km/h për tre sekonda

Prodhuesi japonez Nissan ka paraqitur automjetin i cili është ëndërr për shumëkënd, modelin e ri GT-R i cili prej zero deri në 100 kilometra në orë arrin për tre sekonda, respektivisht për 0.3 sekonda më shpejt se Porsche 911 Turbo S.

Nuk do të thotë që duhet ta bëni, por iu nevojiten më pak se dy sekonda të tejkaloni shpejtësinë e lejuar në vende të banuara dhe në t’ia shkruani vetes disa pikë më pak në lejen tuaj të vozitjes dhe tërë kjo falë motorit V6 i cili është rritur nga 486 në 523 kuaj fuqi.

Japonezët preciz kanë njoftuar se Nissan GT-R ka arritur përshpejtimin identik para gazetarëve vlerësues, përkundër faktit se kushtet klimatike kanë qenë të ndryshme gjatë disa ditëve.

Rekorder në arritjen e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë mbetet Bugatti Veyron Super Sport i cili këtë e bën për vetëm 2.5 sekonda. Përderisa, më i shpejtë se Nissan GT-R është vetëm edhe Ariel Atom, i cili arrin këtë shpejtësi për 2.8 sekonda.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button