Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Një 43 vjeçar humbet jetën, pasi u rrah
Një 43 vjecar humbi jetën të enjten në Spitalin Ushtarak, pasi u rrah nga pesë persona në Gjegjan të Kukësit.
Policia tha se 43 vjeçari, Bardhok Marku, u rrah më 19 gusht nga pesë persona, të cilët e goditën me mjete të forta në kokë dhe në trup.
Policia tha se “Marku ishte i skeduar nga policia si një person problematik, pasi ishte përfshirë në shumë konflikte kohët e fundit”.
Sipas hetimeve shkaku mund të jetë një sherr me disa të afërm të tij, por nuk përjashtohen edhe disa konflikte të tjera.