Shendetesi

Një bar i zakonshëm kundër dhimbjes mund ta zvogëlojë rrezikun e një lloji të kancerit

Përdorimi i shpeshtë i një bari të zakonshëm kundër dhimbjes, mund ta zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve.

Një studim i ri ka treguar se marrja e aspirinës çdo ditë mund të zvogëlojë gjasat e zhvillimit të sëmundjes.

Sipas Cancer Research UK, kanceri ovarian është kanceri i gjashtë më i shpeshtë te gratë në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpesh quhet vrasësi i heshtur për shkak të faktit se të prekurat nuk i vërejnë simptomat në fazat e hershme – raporton The Sun.

Nga ‘Target Ovarian Cancer’ pohojnë se më shumë se 7.000 gra diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e bashkuar nga kjo sëmundje.

“Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se përdorimi i shpeshtë i aspirinës mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të vezoreve, pavarësisht nga ndjeshmëria gjenetike e individit ndaj kancerit të vezoreve”, shkruajnë studiuesit.

Ata grumbulluan të dhëna nga tetë studime të kryera nga konsorciumi i Shoqatës së Kancerit të Vezoreve midis viteve 1995 dhe 2009 në SHBA, Mbretëri të Bashkuar dhe Australi.

“Përdorimi i shpeshtë i aspirinës u shoqërua me zvogëlim për 13 për qind të rrezikut për zhvillimin e kancerit ovarian jo-mucinoz (sëmundje e rrallë). Reduktimi i rrezikut ishte më i madh për tumoret e shkallës së lartë seroze dhe të endometrit”, thanë studiuesit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button