KosovaKronika e ZezeLajme
Një e arrestuar për mundësim prostitucioni
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër, e cila ka kryer veprën mundësim dhe detyrim në prostitucion.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nekoc të Drenasit.
Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit në lidhje me rastin është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.