Dashuria
Një e treta e cifteve, tradhëtojnë
Monogamia nuk bën për të gjithë; të paktën një e treta e partnerëve tradhëtojnë njëri-tjetrin, shpesh me miqtë e përbashkët.
Ky është konkluzioni i një studimi të universitetit të Iowa-s, publikuar nga revista “Perspectives on Sexual and Reproductive Health”.
Kërkuesit intervistuan 783 të rritur heteroseksualë nga mosha 18 deri në 60 vjec, si burra ashtu edhe gra, duke i pyetur për numrin e partnerëve gjatë kohës që kanë patur një marrëdhënie.
12 perqind e burrave dhe 10 përqind e grave pranojnë se nuk kanë patur asnjë partner tjetër vec asaj ose atij që kanë qenë aktualisht, ndërsa 17 përqind e burrave dhe 5 përqind e grave kanë pranuar për një tjetër lidhje në të njëjtën kohë.