www.Zemra.Org

Një i arrestuar në shtëpinë e Rihannas

RihannaNjë mashkull është arrestuar pasi është parë në kulmin e shtëpisë së Rihannas të hënën mbrëma.

Policia ishte thirrur në shtëpinë e këngëtares në Pacific Palisades të Los Angelesit, pasi rojet e kishin parë një 26-vjeçar të ketë hyrë pa leje në pronën e yllit amerikan.

Sipas Los Angeles Times, ai është arrestuar, ndërsa në deklaratën e tij kishte thënë se nuk e ka ditur se është shtëpia e Rihannas.

Këngëtarja nuk ka qenë në shtëpi gjatë incidentit, pasi që gjendet në turneun e saj “Diamonds”.

Exit mobile version