VIP

Kim Kardashian pas një viti do behet nënë

Pasanikja Kim Kardashian ka thënë se nuk do të ngutet për të krijuar familje. Milionerja ka thënë se ajo edhe një vit nuk pret që të mbetet shtatzënë.

“Mendoj se duhet të presim edhe një vit para se realisht të fillojmë të kemi fëmijë. Mendoj që duhet tani të mendojmë më shumë për dashurinë tonë dhe karrierën para se të mendojmë për gjëra të tjera. Por, kush e di çfarë mund të ndodhë?”, tha ajo. Më parë disa media kishin thënë se Kim dhe Kris tashmë janë duke pasur probleme pikërisht për fëmijët, pasi që Kris dëshiron që Kim të mbetet shtatzënë. “Ata nuk e shohin tashmë dashurinë si diçka të ëmbël”, tha ajo. “Kris është paksa më tradicional në këtë aspekt”. Nga ana tjetër, Kim ka lidhur një kontratë për të reklamuar një firmë të veshjeve për gratë shtatzënë.

Revista “Now” shkruan se Kim tashmë ka nënshkruar kontratë 10 milionë dollarë me një kompani që prodhon këso lloj veshjesh, edhe pse ajo nuk është shtatzënë për momentin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button