LajmeMaqedonia

Një miliardë euro për infrastrukturën e komunave shqiptare

Në tubimin e Demokracisë së Re në komunën e Haraçinës, lideri i partisë Imer Selmani kërkoi mbështetje për programin zgjedhor, në të cilin, siç tha, ka udhëzime konkrete dhe precize.

Ai premtoi se do ta kthejë dinjitetin e shqiptarëve, diçka që nuk kanë mundur ta bëjnë paraardhësit e tij në 20 vitet e fundit.
“Ka politikanë të cilëve dielli ka filluar t’u perëndojë. Të dobët janë, jo pse janë lodhur, por për shkak se u ka kaluar afati. Na thonë prisni edhe 20 vite do të jetë më mirë, por unë them këta djem të rinj dhe të inkurajuar nuk kanë kohë për pritje dhe më 5 qershor do ta marrin fatin në duart e tyre”, porositi Selmani.
Lideri i Demokracisë së Re premtoi se do të harxhojë një miliardë euro për rrugë dhe infrastrukturë në komunat në të cilat jetojnë shqiptarët dhe një miliardë euro për mbështetje të bizneseve të vogla nëse fiton partia e  tij.
Bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore Basri Bajrami tha se do të punojë për interesat e shqiptarëve edhe në parlament, njëjtë siç ka punuar edhe si kryetar komune.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button