KosovaKronika e ZezeLajme
Një i vrarë dhe tre të plagosur në Prizren
Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në orët e paradites të së mërkurës në Prizren.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Indeksonline, policia lokale. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në lokalet e një bastore sportive në këtë qytet.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Autori që ka shkaktuar ngjarjen besohet se është nga Suhareka.
Policia është duke bërë hetimet për vrasjen.