Noizy e pranon që ka bëre seks me Edita Abazi
Që Noizy është i famshëm kjo nuk diskutohet! Që ka sukses me shumë femra të cilat janë në radhët e fansave edhe kjo është e sigurt!
Noizy pranoi se mes tij dhe vajzës ka pasur marrëdhënie, por është i bindur se vajza nuk ka mbetur shtatzënë: “Kam pasur marrëdhënie, por nuk ka mundësi të ketë mbetur shtatzanë. Ajo bënte presion se do më prishte karrierën me këtë histori, por unë kisha hallin e familjes time sepse atë që kam ndërtuar në muzikë nuk e shkatërron dot. Ajo është thjesht një vajzë e fiksuar pas një djali.”
Që mund të ketë lënë shtatzënë një vajzë dhe më pas ta ketë detyruar të abortojë është e diskutueshme! Këto ditë një intervistë e një vajze të panjohur ka lëkundur disi imazhin e reperit shqiptar! Edita Abazi quhet vajza që pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me Noisy-n, marrëdhënie si pasojë e të cilës ajo ka mbetur shtatzënë!
Sidoqoftë, intervista e vajzës ka disa pika të dobëta! Ajo ngulmon që kanë pasur një lidhje, por po vetë pranon që Noizy as nuk ia premtoi një gjë të tillë dhe as nuk e la të kuptohet! Gjatë deklaratës së saj vajza thotë që kjo lidhje ka ndodhur gjatë verës por fetusi që ajo abortoi ishte ngjizur para 8 javësh! Përjashto rastin kur vajza konsideron verë tetorin!
Edita Abazi është ose një viktimë ose është rasti më flagrant i një fanseje të obsesionuar dhe partnere e lënë pas dore. Intervista është publikuar e ripublikuar disa herë në gazeta të Shqipërisë e Kosovës! Në shumë faqe interneti!
Një person i panjohur ka dalë në disa gazeta duke dhënë një version shumë të rëndë të personalitetit të Noisy-t, i cili në një mënyrë të shpejtë është bërë shumë i njohur në trevat shqiptare!
20-vjeçarja që pretendon të jetë detyruar të abortojë për shkak të ngelizhencës së Noizy-t rrëfen që i ka të gjiha dokumentet në rast përballjesh ligjore! Noizy është baba i një vajze të vogël nga një lidhje e hershme e tij!
Këngëtari ishte i ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, ku dha verisionin e tij.
“Vajzën e kam njohur me anë të internetit, në Facebook. Aty nisi gjithçka. Më komplimentonte me anë të mesazheve dhe një ditë i shkrova që ndodhesha në Prishtinë dhe më tha që donte të më takonte. I thashë ku ndodhesha dhe për 10 minuta erdhi në hotel ku isha me shokët. Të nesërmen ika nga Kosova dhe mes nesh nuk ndodhi asgjë”, tregon Noizy.
“Më pas ajo po shkonte në Suedi për një set fotografik dhe kërkoi të më takonte sepse e dinte që unë ndodhesha aty, por sërish nuk u takuam. I jam shmangur disa herë sepse nuk më pëlqeu mënyra se si erdhi e më takoi te dhoma e hotelit ku isha me shokët. Më iku interesi për atë femër”, shton këngëtari.
Noizy pranoi se mes tij dhe vajzës ka pasur marrëdhënie, por është i bindur se vajza nuk ka mbetur shtatzënë: “Kam pasur marrëdhënie, por nuk ka mundësi të ketë mbetur shtatzanë. Ajo bënte presion se do më prishte karrierën me këtë histori, por unë kisha hallin e familjes time sepse atë që kam ndërtuar në muzikë nuk e shkatërron dot. Ajo është thjesht një vajzë e fiksuar pas një djali.”