Nokia fillon shitjen e modelit C7
Menjëherë pas shpërndarjes së telefonit të mençur, modelit N8, kompania Nokia ka paralajmëruar se do të fillojë me shitjen e modelit tjetër të telefonit në Symbian, Nokia C7.
Nokia C7 posedon karakteristika të avancuara, si ekranin AMOLED të ndjeshëm në prekje, dhe dizajnin e hollë, me vetëm 10.5mm trashësi.
Telefoni i mençur C7 gjithashtu posedon edhe hapësirë të brendshme me 8GB, dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund ta zgjerojë hapësirën deri në 32GB, e cila e pajis telefonin me 40GB hapësirë, gjithsejtë.
Nokia C7 gjithashtu përfshin edhe kamerën e avancuar me 5 mega-piksel, me të cilën mund të bëhen incizime në HD, me 720p.
Ndër tjera, modeli më i ri i Nokia’s, përmban edhe baterinë e cila mund të zgjasë deri në 9.5 orë kohë bisede, dhe 27 ditë kohë jo-aktive e cila është në dispozicion për përdoruesit.