Teknologji

Nokia lanson modelet 600, 700 dhe 701 me Symbian

Nokia ka njoftuar se së shpejti do të lansojë modelet e reja të telefonave të mençur, përkatësisht tri modele të reja – Nokia 600, 700, dhe 701, që bazohen në sistemin e saj operativ Symbian.

Drejtori global i shitjes në Nokia, Colin Giles i ka paralajmëruar këto modele të reja të telefonave për Hong Kong, ndërsa ka bërë zotimin e të njëjtit së shpejti do të paraqiten edhe në tregun Aziatik dhe atë të Paqësorit.

Nokia 600 është modeli më i lirë nga trio e paralajmëruar, i cili shitet për 180 euro, dhe posedon procesor me 1-GHz, ekran AMOLED, të ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, 2GB memorie të brendshme, me mundësi të zgjerimit deri në 32GB. Për më shumë, Nokia 600 posedon edhe kamerën me 5 MP, me ndriçues, dhe video incizim në 720p.

Nokia 700 përveç peshës dhe madhësisë, e cila e bën të quhet si “telefoni i mençur më i vogël” përmban karakteristika identike me Nokia 600, dhe kushton 270 euro.

Nokia 701 vjen gjithashtu me ekran AMOLED, kamerë me 8MP, dy ndriçues LED, dhe procesor të fuqishëm. Çmimi i këtij modeli do të jetë 290 euro, pas taksave.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button