Ka kërcyer tërë natën dhe, gjithashtu, tërë natën ka pirë alkool. Sipas burimeve këngëtarja, e cila së fundmi ka lansuar këngën “Unë e di” në bashkëpunim me këngëtarin tjetër Ermal Fejzullahun, është dehur skajmërisht në lokalin e natës “Full House”. Dehjen e saj e dëshmon edhe fotografia në të cilën Nora Istrefi shihet e trullosur. Ajo ka qenë në lokalin “Full House” nën shoqërinë e motrës, mirëpo me të nuk ka qenë i dashuri i saj, Roberti. Nora ka qëndruar në club deri në orët e vona të natës dhe ka shijuar muzikën elektronike që ka shumë dallim nga muzika që ajo e bënë në karrierë.