Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet në formë shumë të mirë dhe tejet seksi, për më tepër edhe me disa kilogramë më pak, aq sa të le të mendosh se ndoshta e ka marrë seriozisht edhe faktin për të qenë një modele.
Nora, shpeshherë është kritikuar për kopjim stili të Rihannas, Beyonce e Ciara, ndërkaq ne po ua sjellim fotografitë dhe u lëmë juve t’i gjykoni vetë.
Ajo duket se po i kushton me shumë kohë bërjes së fotove se sa krijimtarisë muzikore, pasi u bë një periudhë kohë që nuk ka sjell një këngë të re.
Ne urojmë që këto foto të jenë bërë për ndonjë klip të ri të Norës, që së paku, veç epitetit seksi, ajo të ketë edhe këngëtarja më e pëlqyer e momentit.