Lajme
Nuk e ndava unë Kobe Bryant nga gruaja
Një modele e PlayBoy ka mohuar se ka qenë shkaku i ndarjes së basketbollistit Kobe Bryant nga bashkëshortja e tij.
Shumë lajme në mediat rozë konstatonin ditët e fundit se gruaja e Kobi mendonte se Jessica Burciaga ishte shkaku dhe marrëdhënia e saj jashtëmartesore me bashkëshortin e saj. Por modelja 28 vjeçare ka reaguar në profilin e saj në rrjetin social Twitter duke thënë se “njerëzit që dinë më pak nga situata vazhdojnë të flasin kaq shumë. Shkoni merruni me jetën tuaj”. Më tej ajo mohoi të ketë qenë pjesë e mosmarrëveshjeve mes çiftit.