Nuk rrohet pa dialog dhe seks
Zbret nga shtatë në tre vjet kohëzgjatja mesatare e një marrëdhënieje në çift. Rritet numri i ndarjeve mes të rinjve. Një këshillë? Filloni bashkë një projekt.
Çifti i mijëvjeçarit të tretë vuan nga mungesa e komunikimit fizik dhe verbal, dhe ulet nga shtatë në tre vjet të mundimshëm kohëzgjatja mesatare e marrëdhënies në çift para se të fillojë kriza.
Kambanat kryesore të alarmit janë pak a shumë këto: intoleranca reciproke për gjithçka që bën partneri, dëshira përherë e në rënie për të bërë dashuri, pra refuzimi i komunikimit fizik me trupin e partnerit, duke përdorur përherë e më shpesh justifikimin e lodhjes, pastaj fillon mendimi dhe veprimi në numrin njëjës: …Unë bëj, unë do të shkoj me pushime…
Duke pasur këto parasysh, çfarë mund të bëhet kur afron kriza? Të përqendrohesh në një projekt të ri të jetës së përbashkët, si për shembull, blerja e një banese ose bërja e një udhëtimi, ndoshta dhe një ‘arratisje’ shëruese.
Shmangia e bërjes dashuri: mos e jeto si të ishte një detyrim që mund të ndihmojë rizbulimin e një afrimiteti të ri fizik. Mundohu të rifillosh dialogun me partnerin, fol me të hapur për problemet që keni, duke i kushtuar të paktën një gjysmë ore secili çdo mbrëmje.
Në të vërtetë është absurde ta mendosh se ngarkesa erotike dhe pasionante e dy muajve të parë të zgjasë për gjithë jetën. Seksi në mënyrë të gabuar është bërë paradigma e lumturisë së çifteve me synime të ndryshme përsa i përket qëndrueshmërisë së tij. Mbeten të brishta të gjitha ato lidhje në të cilat ekzaltimi vjen nga risia dhe jo nga afrimiteti ndjesor, çifte në të cilat mungon pjekuria e nevojshme për të ndërtuar një projekt jete bashkë.