Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka thënë se është e pamendueshme që Barcelona ta shesë Lionel Messin, pasi ka blerë të talentin brazilian, Neymar da Silva.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, javë më parë bëri bujë nëpër media kur tha se Barca duhet ta shesë Messin sepse ai dhe Neymar nuk mund të luajnë në një ekip, por Fabregas nuk mendon kështu.
“Është e pamendueshme për Messin që të mos jetë pjesë e këtij klubi. Leo është lojtari më i rëndësishëm, askush nuk është i barabartë me të. Me largimin e Messit ndoshta nuk humbim gjithçka, por do të humbim një pjesë të madhe të asaj që e bën këtë ekip të funksionojë”.
“Përpjekjet e tij individuale janë aq të mëdha sa që ato kontribuojnë për të gjithë ekipin dhe klubin në përgjithësi”, ka deklaruar Fabregas.