BoksSport

Nuri Seferi nokauton serbin për 15 sekonda

Boksieri shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, Nuri Seferi, sonte në Shkup u ngjitë në ring për t’u përballur me boksierin serb, Nenad Stankoviç, për titullin e kampionit të Europës në versionin WBO.

Me çka me të parin raund, ose më sakt për disa sekonda arriti ta nokauton Serbin Nenad Stankoviç./Almakos

Nuri Seferi ia dedikon fitoren 100 vjetorit të pavarsië të shtetit shqiptar

Nuk ka kaluar as edhe një minutë e roundit të parë ku është përballur Nuri Seferi dhe serbi Nenad Stankoviq, dhe boksieri nga fshati Koritë e Gostivarit mposht kundërshtarin. Boksieri nga Sërbia nga një goditje e marrë në fytyrë bie për tokë dhe dorëzon ndeshjen për të bërë Nuriun që të ruan titullin Kammipon Evrope në kategorinë e rëndë.

Këtë fitore Nuriu ja dedikon 100 vjetorit të pavarsië të shtetit shqiptar, ku shprehet: “I dhuroj këtë fitore 100 vjetorit të pavarsisë dhe gjithë popullit shqiptar.” Gjestet josportive të kundërshtarit pas humbjes Nuri Seferi i komentoi duke thënë se e mposhti me sport, dhe se ka qenë i përgatitur edhe për 20 runde tjera të përballet.

“I falënderoj të gjithë shqiptarët anemban botës. Jam shumë pranë titullit botëror dhe ju premtoj se populli shqiptar do të ketë një kampion bote në kategorinë e rëndë dhe ai do jem unë”, tha Nuri Seferi

Megjithatë paraqitja e sërbit në ring ka ngjallur reagimet e të pranishmëve të cilët kanë lëshuar fyerje në drejtim të sportistit sërb, dhe për këtë shkak ndeshja ka qenë shumë afër anulimit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button