Momente tensioni, ngritje zëri dhe akuza që prekin jetën e një fëmije 5 vjeç.
Një martesë e prerë në mes ka sjellë konflikte për një periudhë të gjatë mes një çifti, Eglantinës nga Kuçova dhe Armandos nga Saranda, që janë bërë edhe pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.
Pasi u përballën live ku lëshuan lumë akuzash, dy protagonistë, Armando dhe nëna e tij, Natasha janë larguar nga studio e emisionit, duke mos pranuar që të jenë më pjesë e tij.
Teksa largohej nga emisioni, Armando i është drejtuar me një ton gati kërcënues psikologes së emisionit, ndërsa i thoshte: ‘Të vjen për të qeshur eh?’. Ndërkohë që ajo i drejtohet; po më vjen me sjelljen tënde”.