Një video që të bën të ndihesh i turpëruar si shqiptarë ku do që je, tashmë është bërë publike nga shumica e mediave.
Një dialog që jo vetëm të neverit dhe të bën të ndjehesh keq, por thjesht të bën të mallkosh, se si një popull nuk gumëzhin, nuk revoltohet dhe nuk nxjerr zërin dhe ti thotë, o kurvar o tradhtar, ikni, shporruni nga atdheu, kthehuni në kampet (e stërvitjes) atje ku e latë nderin dhe dashurinë për atdheun, atje ku ju u bëtë rob të UDB-së dhe shërbimeve antishqiptare, atje ku ju morët mësimet dhe goditje më të ndyra të këtyre sigurimeve, ku mësuat të heqni dorë nga krenaria shqiptare, atje ku ju mësuat të shpërfytyroheni, dhe që të lini nderin tuaj, vëllazërinë tuaj, që të harroni se çfarë është familja
Ajo që është më irrituese, që e bën zyrtari i lartë shtetëror, Musa Xhaferi, i njohur për babëzitë e tij, që nuk pati guximin ti kundërvihej aspak, Murat Jasharit dhe letrave të tij, kua i përshkruan të gjithë imoralitetin e tij, veç të kësaj pjesë që tash na vjen si audioincizim, dhe që sigurisht ekzistojnë edhe filmime të ngjashme për të.
Ky në reagimin e tij, sipas shkollës së UDB-së serbe, çdo akuzë e shpall inskenim të UDB-së, këtë përrallisje që po e dëgjojmë tashmë me dekada të spiunëve nga më të ndryshëm, në nivele të vet UDB-së.
Zëri juaj është i qartë, sikurse tradhtitë e juaja në këto tri dekada, që punove për sigurime antishqiptare, kundër shqiptarëve, duke iu shitur atyre si patriotë.
Ku janë ata besimtarë në Maqedoni që mbështjellin gratë në të zeza, edhe sytë ua mbyllin, dhe nuk flasin hapur për nderin e nëpërkëmbur, pse nuk i kërkojnë dorëheqje të paktën dhe shporrje nga politika e atdheu!
Për kë punoni ju, apo jeni argat të vet Musa Xhaferit e të birit e të dreqit, por të nderit, besës e Zotit jo!
Ky horr, bën mirë që sa më parë ta marrë me vete edhe kryeheroin Ali Ahmetin.
Po ashtu kjo dosje, dëshmoi se Emira Mehmeti vërtetë kishte tradhtuar në procesin e miratimit të projekt-rezolutës kundër Kosovës në Këshillinn e Europës. Pra, ne kur komentuam se ajo bëri tradhti ndaj shqiptarëve dhe atdheut, kishim të drejt me të gjitha shpjegimet tona, ndërsa ajo kishte gënjyer në të gjitha arsyetimet e asaj. Ajo tradhtoi sepse kishte obligime nga sigurimet, të cilat sigurisht e kushtëzonin edhe me gjëra të tilla skandaloze, për ato materiale ende nuk e dimë, por tashmë gjithçka është e mundur!
Ketu mund te lexoni dhe degjoni telefonaten mes Ermira mehmetit dhe Musa Xhaferit!
https://zemra.org/skandal-trishtues-erotik-ermira-mehmeti-me-musa-xhaferin-incizim-18/