Një delegacion i Odës së Avokatëve të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit Ibrahim Dobruna, ka vizituar kullat e Haradinajve në Gllogjan, ku është pritur nga babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj.
Në një komunikatë për media thuhet se Dobruna është shprehur se Oda e Avokatëve të Kosovës është duke e përcjellë me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish kryeministrit Haradinaj, i cili është duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës.
Ai tha se të gjitha provat na japin të besojmë thellë së shumë shpejt do të merret një verdikt lirues dhe Haradinaj presim të jetë në mesin e familjes së tij dhe të japë kontribut për shtetin e Kosovës.
Në anën tjetër, babai i Ramushit ka shprehur shpresën se një ditë pafajësia do të dëshmohet dhe Ramushi me të tjerët do t’u bashkohen familjeve të tyre dhe vendit të vet.