BotaLajme

Obama e ka shikuar vrasjen e Bin Ladenit

Presidenti amerikan Barak Obamam në Shtëpinë e Bardhë drejtpërdrejtë e ka shikuar  operacionin e forcave speciale amerikane në të cilin  u vra lideri i Al Kedës, Osama bin Laden, shkruan gazeta “Dejli Mejl”.
Përmes kamerës, e cila ka qenë e montuar në helmetën e njërit nga ushtarët special, pjesëtarë të njësisë “Foki”, drejtpërdrejt është transmetuar operacioni në qytetin pakistanez Abotbat, të cilin Obama me bashkëpunëtorët me të afërt e ka shikuar.
Obama, zëvendëskryetari Xho Bajden, gjenerali i brigadës Marshal Veb, zëvendës-këshilltari për siguri kombëtare Denis Mekdonou, sekretarja shtetërore  Hilari Klintobn dhe sekretari i Mbrojtjes  Roberts Gejst shihen në fotografin, të cilën e publikoi Shtëpia e Bardhë, siç e shohin transmetimin e operacionit.
“E kemi, reagimin e parë të Obamës, kur Bin Laden është vrarë”, deklaroi Xhon Brenan, këshilltar i presidentit  për punë të brendshme dhe luftë kundër terrorizmit.
Edhe krahas deklaratave të Obamës  se vrasja e Osamas  e ka bërë botën “më të sigurt” shefi i CIA-s, Leon Paneta theksoi se është shumë i sigurt se terroristët do të përgjigjen.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button