LajmeMaqedoniaPolitikaZgjedhje

Opozita më shumë vota, pozita më tepër deputetë

VMRO-DPMNE dhe BDI fituan më shumë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, ndërsa opozita ka marrë më shumë vota. Komplet opozita shqiptare ka fituar 116 221 vota, ndërsa pozita shqiptare 114 870, ndërkaq, opozita shqiptare ka fituar 10 deputetë, ndërsa pozita 15 deputetë.
Analisti Kim Mehmeti thotë se derisa Maqedonia nuk bëhet një njësi zgjedhore, shqiptarëve do tu përsëritet e njëjta gjë. “Përderisa Maqedonia nuk behet një njësi zgjedhore shqiptarët asnjëherë nuk do të jetë objektiv vullneti politik i shqiptarëve, po do të pësojë devijime të këtilla, të kemi përqindje më të madhe të shqiptarëve  që nuk e pëlqejnë një politikë, mirëpo fiton ajo”, thotë Mehmeti duke shtuar se në këtë rast asgjë nuk është  jo legjitime, përderisa kemi gjashtë njësi zgjedhore që shkojnë në favor të palës maqedonase. “Derisa Maqedonia nuk bëhet një njësi zgjedhore aty shqiptarët do të jenë humbës”, theksoi ai.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ),VMRO-DPMNE ka fituar 53 deputetë, LSDM 42 deputetë, BDI 15 deputetë, PDSH 8 deputetë dhe RDK 2 deputetë.  VMRO-DPMNE gjithashtu ka fituar edhe tre deputetët e diasporës, duke arritur një numër prej 56 deputetëve. Koalicioni qeveritar ka fituar 437.665 vota ose 39 për qind, ndërsa koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja 367.876 vota apo 32,78 për qind. BDI ka fituar 114.870 vota (10,24%), PDSH 66.055 (5,89%), RDK 29,981 (2,67%), VMRO- PP 28.125 (2,51%), Demokracia e Re 19.732 (1,76%), Të bashkuar për Maqedoninë 17.015 (1,52%), PLD 16.556 (1,48%), Dinjiteti 8.847 (0,79), Partia e Demokratëve të Bashkuar për Maqedoninë 4.417 (0,39%), USD 2.268 (0,20%), BDK 453 (0,04%), PSDM 1.803 (0,16%), E djathta demokratike 1.515 (0,14%), Partia evropiane e Maqedonisë 130 (0,01%), PPD 275 (0,02%).
Jehona e votuesve ishte 63,39 për qind, në votim dolën 1 154 371 qytetarë, ndërsa numri i fletëvotimeve të vlefshme është 1 122 420.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button