Pagova 3500 euro për gjoksin, ma shitën në gazetë për 200 mijë lekë
Disa foto topless të Rozanës u publikuan në shtypin rozë javën e shkuar… Në to kuptohej qartësisht dora që kishte vënë kirurgu plastik mbi këngëtaren/aktoren Rozana Radi rreth fundit të vitit të kaluar, ndërsa kjo e fundit pohoi se këto foto kanë parë dritën e shtypit falë Rezarta Shkurtës, e cila fillimisht i kishte bërë shantazh që të tërhiqte denoncimin për dhunë fizike në polici.
Duke qenë se Rozana është treguar kokëfortë, fotot u publikuan në një të përditshme, ku sipas Rozanës janë shitur nga rivalja e saj për një vlerë qesharake prej 200 mijë lekësh të vjetra. “Gjoksi im është i ribërë, nuk çuditi njeri”, – është shprehur me sportivitet Rozana, ndërsa dje, e ftuar në një emision për kirurgjinë plastike në Top Albania Radio, u shpreh: “Pagova 3500 euro për gjoksin, ma shitën në gazetë për 200 mijë lekë të vjetra”.
Kështu pra, nëse dikush ka menduar se do ta dëmtonte Rozana Radin nga ky veprim, me sa duket, është gabuar, pasi këngëtarja e ka marrë lehtë këtë “incident” dhe po e trajton me shumë ironi kolegen e saj Rezarta Shkurta.
Shikoni te gjitha fotot e Rozana Radi Nudo!