LajmeMaqedoniaPolitika

Pakti elektoral ndalon falangat partiake

Takimi mes liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, dhe liderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe nënshkrimi i marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe demokratike prej tyre, tregon se këto dy parti janë shkaktare të problemeve në zgjedhje.

Kështu mendojnë partia Demokracia e Re (DR) dhe Rilindja Demokratike Shqiptare (RDSH).
“Janë thirrur për marrëveshje liderët e atyre dy partive, për arsye se ato dy parti instalojnë problemet, incidentet, përçarjet e shqiptarëve. Edhe fotografia që u pa nuk fliste shumë për ndonjë farë uniteti, por dhëntë zoti që ti përmbahen asaj që kanë nënshkruar”, tha për “Lajm” zëdhënësi i DR-së Arjanit Hoxha. DR nuk beson shumë në marrëveshjen Ahmeti – Thaçi. “Duke i njohur historikisht të dy liderët është pak diskutabile të besohet, por përsëri themi se për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e Maqedonisë duhet që të kemi zgjedhje fer, demokratike dhe pa incidente. Incidentet mund ti shkaktojnë vetëm këto dy parti”, tha Hoxha.
Zëdhënësi i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Armir Ramadani thotë se
kjo marrëveshje identifikon belaxhinjtë e zgjedhjeve. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje definitivisht identifikon belaxhinjtë e përhershëm të zgjedhjeve,  prandaj edhe faktori ndërkombëtar ka insistuar që të ketë takim vetëm mes këtyre dy liderëve, që përfundimisht qytetarët të shprehen lirshëm në këto zgjedhje, ndërsa partitë të masin peshën politike reale që kanë në elektorat”, tha Ramadani. Sipas RDSH-së përgjegjësia për mbarëvajtjen e rregullt të zgjedhjeve të lira demokratike bie para së gjithash mbi partitë në pushtet që kanë detyrim kushtetues dhe ligjor për organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve, por edhe mbi aktorët e tjerë politik që mund të tentojnë ta prishin procesin zgjedhor. “Ky është detyrim demokratik i të gjitha subjekteve politike me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike zgjedhore”, tha zëdhënësi i RDK-së, Armir Ramadani.
Të mërkurën Ahmeti dhe Thaçi nënshkruan një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ata janë zotuar për angazhim e dy partive për një proces zgjedhorë të lire, të drejtë dhe të ndershëm. Kryetarët e të dy partive u pajtuan që t’i shmangen gjuhës së urrejtjes, fyerjeve, provokimeve dhe akteve të tjera që prodhojnë tensione dhe dhunë. Ahmeti e Thaçi u morën vesh të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të inkurajojnë bashkëpunimin mes shtabeve elektorale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button