Cesc Fabregas ka heshtur pohimet që thonë se ai po e mbulon të njëjtin vend te Spanja që e mban Lionel Messi te Barcelona.
Ish-lojtari i Arsenalit po luan si sulmues në formacionin e Vicente del Bosques në Euro 2012, por ai thotë se nuk është i rrezikshëm sa bashkëlojtari i tij te Blaugranët.
“Asnjëherë nuk e kam krahasuar veten me Messin. Është e pakuptimtë. Unë thjesht luaj aty ku më kërkon trajneri”.
“Nuk mendoj se duhet të flasim për diçka të tillë, sepse ai është lojtar shumë i ndryshëm nga unë. Po flasim për lojtarin më të mirë në histori të futbollit”, ka thënë mesfushori i Barcës.