Me aktvendim të sjellë nga ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi, për herë të parë regjistrohen në librin amë të të lindurve Adem dhe Hamzë Jashari.
Bineqët e lindur në vitin 1999, Adem dhe Hamzë Jashari deri më tani nuk evidentoheshin në regjistrin e librit amë të të lindurve.
Pas ankesës deri te ministri i drejtësisë, ministri i drejtësisë miratoi ankesën duke urdhëruar Drejtorinë për administrim me librat amë që të bëjë regjistrimin e këtyre personave.
Përndryshe, aktvendimi për regjistrim të Adem dhe Hamzë Jasharit, është vendimi i parë që ka nënshkruar ministri i ri Valdet Xhaferi.