FutbollSport

Pas Rashicës, Milani i’a vë syrin edhe Xhakës

“Rossoneri” synojnë ta shfrytëzojnë situatën e turbullt të futbollistit kosovar në Arsenal. Xhaka e humbi shiritin e kapitenit dhe mediat e huaja shkruajnë se ai mund të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë dimrit

Milani po planifikon të bëjë përforcime në afatin kalimtar të janarit. Dhe, portali italian “Calciomercato” shkruan se gjiganti italian ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar,

Granit Xhaka. Përfaqësuesi zviceran së fundmi e humbi shiritin e kapitenit tek Arsenali pas përplasjes së tij me tifozët e klubit anglez pas zëvendësimit të tij në ndeshje me Crystal Palace.

Gjithashtu, mediat e huaja shkruajnë se futbollisti kosovar mund të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë dimrit. Ai është përballur kohë pas kohe me kritika për formën e tij të shfaqur në Londër. Milani është duke ngecur me të madhe këtë sezon në Serie A dhe ka paralajmëruar përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Krahas Xhakës, shtatë herë kampioni evropian po e kërkon edhe futbollistin tjetër nga Kosova, Milot Rashica.

Mediat gjermane shkruajnë se për yllin e Werder Bremenit, Kuqezinjtë janë të gatshëm t’i shpenzojnë 20 milionë euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button