LajmeMaqedoniaZgjedhje

Pas tre humbjeve të mëdha radhazi, Rufi Osmani jep dorëheqje nga RDK-ja

rufiRufi Osmani pas tre humbjeve të mëdha në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të vitit 2011, Zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Gostivarit në vitin 2013 dhe së fundmi në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare të vitit 2014, ka dhënë dorëheqje nga pozicioni kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare. 

“Duke bartur përgjegjësinë morale dhe menaxheriale për mosarritjen e përmbushjes së qëllimeve kombëtare dhe politike në krye të RDK-së dhe në funksion të dhënies së mundësisë kuadrove të reja që ta avansojnë aktivitetin politik të RDK-së, Kryetari Rufi Osmani, Sekretari Izet Zeqiri dhe Nënkryetarët Artan Dika dhe Gikten Haziri ofruan dorëheqje të parevokueshme nga pozicionet udhëheqëse partiake, duke vazhduar aktivitetin e mëtejshëm politik në strukturat e RDK-së”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Rufi Osmani u rikthye në politik në vitin 2009 ku fitoi si kryetar i komunës së Gostivarit, por besueshmëria dhe mbështetja e tij tek qytetarët, sidomos te ato të Gostivarit filloi të bjer. Në vitin 2011, Rufi Osmani dhe partia e tij RDK pësoi humbje pikërisht në bastionin e tij në Gostivar nga BDI-ja, njëjtë pësoi humbje në vitin 2013, në Zgjedhjet Lokale për në garën etnike (zgjedhjet për këshilltarë komunal) përballë BDI-së dhe Nevzat Bejtës dhe së fundmi me 27 Prill, pësoi debakël gjithandej madje edhe në Gostivar pothuaj se në çdo vendbanim me 6 mijë vota më pak se BDI-ja.

Show More

Related Articles

Back to top button