Shendetesi

Pastrimi, përmirëson koncentrimin

Derisa aftësia jonë për të kryer më shumë punë sot është më e mirë se asnjëherë, shtëpia lëmsh dhe e parregullt mund t’u largojë vëmendjen edhe të më të fokusuarve.

Pa grumbullin e pafund të letrave, rrobave të ndotura dhe shportës me gjëra të panevojshme, do të keni mundësi më të madhe që të fokusoheni në detyrën që e keni.

Hapësira e pastër e punës po ashtu ju mundëson që më mirë të përcaktoni prioritetet, sepse jeni në mundësi të shikoni atë që është e rëndësishme pa pasur nevojë të merreni me rrëmujën që ju rrethon.

Me pak pastrim, do të arrini të bëni më shumë për një kohë të shkurtër dhe që shumë shpejt të ndiheni optimist dhe që keni gjithçka nën kontroll.

Artikulli i publikuar në revistën British Journal of Sports Medicine thekson që njëzet minuta aktivitete, duke përfshirë edhe punët e shtëpisë, rrit koncentrimin për madje 20 për qind. /

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button