BotaKosovaLajmeMaqedoniaPolitikaShqiperia

Pengesa për regjistrimin e partisë Rufi Osmanit

Procedurat e regjistrimit të subjekti të ri politik të Rufi Osmanit, duket se që në fillim kanë hasur në pengesa. Vet iniciatori i kësaj ideje, ka denoncuar se institucione të ndryshme tanimë kanë filluar shantazhet dhe obstruksionet kundrës kësaj nisme. Sipas tij, janë mbi 400 kërkesa për certifikata të nënshtetësisë që janë duke pritur labirinteve të Stacionit policor të Gostivarit, me arsyen se mungon letra për shtyp. “Kemi pengesa, do t’i kisha quajtur në një fazë fillestare të regjistrimit të partisë. Në veçanti, organet policore të Gostivarit u bëjnë shumë probleme qytetarëve tanë të cilën shkojnë të nxjerrin certifikatat e shtetësisë. Deri më tash kanë aplikuar mbi 400 persona dhe ato për fat të keq, sot nuk kanë letër për t’i printuar këto certifikata. Ndërsa marrja e 1 mijë certifikatave së bashku me verifikimin në noterë, janë dy kushtet, do të kisha thënë, teknike dhe me shumë rëndësi për regjistrimin e subjektit politik, ndërsa a do të kemi pengesa politike, ngel të shihet pasi të dërgojmë programin e partisë në gjyqin konkret”, tha Osmani, i cili po ashtu, ka përsëritur qëndrimin e tij se në zgjedhjet e ardhme rival kryesor do të ketë BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti. “Në zgjedhjet e ardhme parlamentare, kjo parti do të garojë e vetme, ndërsa ajo që unë kam konstatuar është se do të sfidojë BDI-në dhe kjo është shumë normale, sepse ajo është parti që ka përfaqësuar shqiptarët në qeverinë aktuale dhe për pasojë, ata bënë shumë dëm në këtë përfaqësim në kuptim të aspiratave të shqiptarëve. Do të thotë se veprimi ynë do të jetë veprim opozitar politik”, shtoi Osmani. Pa plotësuar kërkesat e partive opozitare, qofshin ato shqiptare apo maqedonase, Osmani e quan të palogjikshme shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, aq më tepër zërat se edhe pa opozitën, partitë në pushtet mund të shkojnë në zgjedhje. “Dëshiroj në këtë rast të potencoj se qëndrimi ynë do të jetë neutral në raport me partitë politike maqedonase, ndërsa për ne do të jetë shumë esenciale që në këto zgjedhje, të përmbushen edhe kërkesat e opozitës në përgjithësi që ne të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike dhe të mos ndodhë procesi i kontestimit të rezultateve zgjedhore, një histori politike që aktualisht ndodh në Shqipëri, edhe që ka gjasa reale të ndodh edhe në Kosovë. Nuk ka se pse pozita aktuale të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pa unifikuar qëndrimet me opozitën”, tha Osmani. Ai ka mohuar se partia e re që ai do ta kryeson, do të quhet Rilindja Demokratike Shqiptare, duke përsëritur edhe një herë se tash për tash, ende nuk është caktuar përfundimisht emri i partisë. Osmani ka arsyetuar dhe vendimin se pse selia e partisë do të vendoset në Shkup, duke shtuar se ky hap është ndërmarrë për më tepër arsye. “Selia në Shkup do të jetë për më tepër arsye. Shkupi është kryeqyteti i vendit dhe atje funksionojnë institucionet kryesore. Në Shkup janë të gjitha përfaqësitë e ambasadave, atje funksionin komplet jeta ekonomike, politike dhe institucionale. Në Shkup bëhet politika e madhe, ndërsa për bindjen time, çështja e selisë është çështje jorelevante. Ne kemi pas deri më tash selitë e partive në Tetovë, por aktivitetet e partive politike janë bërë në Shkup. Megjithatë, seli rajonale do të kemi edhe në disa qytete të tjera, si në Tetovë,ashtu edhe në ndonjë qytet tjetër”, vazhdoi Osmani. Mandatin e kryetarit të Komunës, Osmani ka premtuar se do ta çojë deri në fund, pavarësisht zhvillimeve politike rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ndërkohë, në policinë e Gostivarit kanë theksuar se ditën e hënë, do të përgjigjen në akuzat e kreut të Gostivarit, Rufi Osmani.

S’ka koalicion me asnjë parti

“Në zgjedhjet e ardhme parlamentare, kjo parti do të garojë e vetme, ndërsa ajo që unë kam konstatuar është se do të sfidojë BDI-në dhe kjo është shumë normale, sepse ajo është parti që ka përfaqësuar shqiptarët në qeverinë aktuale dhe për pasojë, ata bënë shumë dëm në këtë përfaqësim në kuptim të aspiratave të shqiptarëve”, ka thënë Rufi Osmani, duke demantuar kështu informatat se një koalicion i mundshëm mund të bëhet me Demokracinë e Re të Imer Selmanit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button