Lajme

Pengohet atentati ndaj Boris Tadiqit!

Materie shpërthyese, bomba, snajper dhe një pushkë automatike, kjo është pajisja që e ka zbuluar policia e Republikës Serbe, në Sallën e sporteve “Borik” të dielën, një ditë para Akademisë solemne me rastin 20 vjetorit të ekzistimit të kësaj republike, ku merrnin pjesë rreth 1000  të ftuar. Në mesin e tyre ka qenë edhe presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Bopris Tadiq, raporton gazeta “Kurir”. Policia gjatë ditës së martë ka arrestuar personin që kishte fshehur mbi 3 kilogramë të materies shpërthyese TNT në pjesën e gazetarëve në sallën e sporteve, ka konfirmuar për gazetën një burim i afërt me policinë e Republikës Serbe. Motivi për një gjë të tillë nuk është bërë i ditur. Dodik ndërkaq për mediumin e njëjtë thotë se nuk ka indikacione se përse arma do të ishte shfrytëzuar, por se ai personalisht nuk kishte frikë. Drejtori i Policë së Republikës Serbe, Gjoko Vasiq, ndërkaq thotë se deri të martën në mbrëmje janë arrestuar më shumë persona që mund të çojnë në lidhjen e armatimit dhe materies shpërthyese. Ai më tej sqaron se armët janë gjetur në një hapësirë të vogël që rrallë shfrytëzohet. ”Gjendet në maje të tribunës, ka pamjen drejt në skenë dhe nga ky pozicion ka mundur të ndodh gjithçka. Me një armatim të tillë do të mund të realizohej ose ndonjë atentat ose edhe vrasje e shumëfishtë”, thotë Vasiq. Ai më tej shton:”Menjëherë në pyetje janë marrë të punësuarit në sallën e sporteve dhe personat që janë marrë me vendosjen e skenës, perdeve. Gjatë vendosjes së skenës është future shumë material, diçka nga ato ka qenë nëpër kuti, ndërsa me që nuk ka video-mbikëqyrje edhe materiali shpërthyese edhe armatimi lehtë kanë mund të futen”. Ministri i Policisë. Stanisllav Çado për “Kuririn” ka konfirmuar se janë arrestuar më shumë persona.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button