Për flokë të shëndetshëm, pini sa më shumë ujë
Specialistët këshillojnë njerëzit të cilët kanë probleme me flokët e tyre të pinë shumë ujë dhe të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.
Uji ndihmon në hedhjen jashtë të lëndëve të dëmshme nga trupi, mundëson shpëtimin e flokëve nga këta lëndë duke i ushqyer dhe forcuar edhe më shumë flokët.
Specialistët këshillojnë njerëzit të cilët kanë probleme me flokët e tyre të pinë shumë ujë dhe të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.
Frutat që kanë vitaminë C, yndyrnat bimore që përmbajnë vitaminë E , gruri me vitaminë B dhe produkte si orizi, silikoni, seleni, hekuri, amino acidet janë produkte bazë për shëndetin e flokut. Edhe frutat e freskëta, peshku me yndyrë dhe një sallatë e freskët me vaj ulliri janë të dobishme për flokët tuaj. Për të parandaluar rënien e flokëve dhe dobësimin e tyre duhet të qëndrojmë larg yndyrave të ngopura dhe pijeve si kafeja dhe kola.
Ekuilibri acidik i flokëve është mesatarisht 4,6. Në shumicën e shampove alkaline ky ekuilibër është 8. Kjo prish ekuilibrin natyral acidik të flokëve. Për të rregulluar nivelin acidik natyral të flokëve do të ishte mirë që flokët t’i shpërlanim me ujë me uthull ose me limon.
Uji që përmban selenium, hekur dhe zink i forcon flokët. Përveç kësaj flokët nuk duhen larë më shumë se dy herë në javë.