Moderatori i njohur Arian Çani i ka surprizuar të gjithë teleshikuesit mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij ‘Zonë e Lirë’.
Për herë të parë, ai ka ftuar në emision vajzën e tij të vogël Joanën, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë ‘Torta e ditëlindjes’, që do të vihet në skenën e ArTurbina.
Në fillim, ata u munduan ta mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, derisa në një moment, Çani e ka pyetur të bijën për mbiemrin.
Kështu ata kanë zbuluar të vërtetën, në të njëjtën kohë moderatori nuk ka mundur të fshehë as emocionin që ndjente.
Dialogu në studio:
Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione.
Joana Çani: Familje…
Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.