Shendetesi

Për lëkurë më të mirë, këto ushqime duhet t’i keni patjetër në dietën tuaj

Ka shumë faktorë që ndikojnë fytyrën tuaj dhe një nga më të rëndësishmet përfshin dietën tuaj ushqimore

Disa lëndë ushqyese janë të nevojshme për mirëmbajtjen e duhur të lëkurës dhe nëse nuk po merrni mjaftueshëm prej ushqimeve që hani, atëherë mund të ndjeni acarime të lëkurës.

Për të marrë gjithë vlerat e duhura ushqyese, mos harroni të përfshini në dietën tuaj këto ushqime:

Farat dhe disa fruta të thata

Janë të pasura me acide yndyrore omega-3. Këto acide të dobishme parandalojnë inflamacionin që mund të dëmtojë lëkurën tuaj.

Në krye të acideve yndyrore, shumica e farave kanë sasi të bollshme të zinkut, vitaminave, proteinave dhe mineraleve të tjera të rëndësishme. Farat vijnë në shumë lloje, kështu që mes tyre, me siguri ndodhen dhe të preferuarat tuaja. Ju mund t’i shtoni ato në sallatë, pjata mishi etj., për t’i bërë vaktet më interesante.

Agrumet

Limoni, lime (limoni jeshil), portokalli apo qitroja, janë burime të pabesueshme të vitaminës C.

Trupi juaj përdor vitaminën C për të “riparuar vetveten”, dhe është shumë e rëndësishme për çdo pjesë të trupit tuaj.

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë se, meqenëse vitamina C nuk ruhet në qelizat tona yndyrore, ajo duhet konsumuar çdo ditë për të qëndruar i shëndetshëm.

Karota

Sipas profesionistëve të mjekësisë, karotat janë plot me vitaminë A dhe retinoide thelbësore që mbrojnë lëkurën tuaj nga efektet e dëmshme të rrezatimit ultraviolet.

Dielli lëshon rrezet e dëmshme ultraviolet që dëmtojnë kolagjenin e lëkurës dhe ndikojnë në shtimin e rrudhave. Ju ekspozoheni gjithnjë ndaj diellit në jetën tuaj të përditshme, prandaj është jetësore të konsumoni mjaftueshëm vitaminë A dhe retinoide për ta mbrojtur veten nga efektet e saj.

Karrotat mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe ato janë pjesë përbërëse e shumë pjatave, prandaj nuk do jetë e vështirë t’i përfshini në dietën tuaj.

Avokado

Avokadot janë një tjetër ushqim i pasur me acide yndyrore thelbësore. Ka shumë mënyra për t’i konsumuar ato. Mund t’i vendosni në smoothie (pije), t’i hani thjeshtë, t’i vendosni në tost etj.

Avokado mund të jetë gjithashtu një zëvendësues i shkëlqyeshëm i majonezës ose salcës së kosit. Ato janë të pasura me shumë vitamina të rëndësishme, prandaj konsumi i tyre është një mënyrë e mirë për të ruajtur shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Të gjelbrat

Spinaq, sallatë dhe thuajse gjithë “ushqimet e gjelbra”, përmbajnë shumë vitaminë A dhe retinoide.

Edhe këto mund të përfshihen ose të shoqërojnë pjata të ndryshme, për shembull: spinaqi mund të shtohet në supë, në pjata me vezë dhe sallata ose mund të hahet thjesht.

Frutat e malit

Frutat e malit janë të pasura me antioksidantë, një lëndë ushqyese që zvogëlon inflamacionin dhe “pastron” sistemin tuaj.

Qiqrat

Këto bishtajore të lezetshme mund të gjenden në të gjitha llojet e pjatave. Ju mund t’i hani thjeshtë, t’i shtoni në supa, t’i ktheni në humus ose t’i përdorni në një hamburger të shijshëm.

Qiqrat janë të mbushura me zink, proteina, hekur dhe shumë vitamina të rëndësishme që do ta mbajnë lëkurën tuaj të bukur.

Sipas profesionistëve të shëndetit në medicalnewstoday.com, konsumi i zinkut shoqërohet me lëkurë më të mirë, shërim më të shpejtë, funksion të përmirësuar gastrointestinal, një sistem më të mirë imunitar etj, kështu që shtimi i qiqrave në dietën tuaj do të ketë shumë përfitime shëndetësore shtesë.

Çaji i gjelbër

Edhe pse e fundit është pije dhe jo ekzaktësisht ushqim, nuk mund të lihet jashtë listës. Çaji jeshil është i mbushur me antioksidantë anti-plakje që janë të dobishëm për këdo që po përpiqet ta mbajë lëkurën të pastër. Ai s’ka të njëjtin efekt kur shoqërohet me qumësht, prandaj hidhini vetëm pak. Gjithashtu, përpiquni të shmangni sheqerin.

Meqenëse çaji jeshil përmban kafeinë, duhet të keni kujdes kur e pini. Nëse pini një gotë natën vonë, atëherë mund ta keni të vështirë t’ju zërë gjumi.

Një mënyrë tjetër e “konsumit” të tij, është aplikimi i çajit në rrathët poshtë syve, për të zvogëluar ënjtjet ose fryrjet.

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button