Në këtë studim më të ri kanë marrë pjesë meshkuj të moshës 21 deri në 25 vjeç, por që nuk e kanë ditur qëllimin e hulumtimit. Është matur niveli i testosteronit pas 5 minutave të kaluar me femër të panjohur.
Në atë periudhë niveli i hormonit mashkullor është ngritur mesatarisht tetë për qind, ndërkaq ajo që i ka befasuar shkencëtarët, është fakti që pamja fizike e femrës nuk ka pasur kurrfarë roli. Pas takimit, pjesëmarrësit në këtë studim kanë dhënë vlerësimin se sa u pëlqente femra, ndërkaq rezultatet kanë treguar që pamja fizike nuk u ishte fare e rëndësishme.
Konkludimi i shkencëtarëve është dukshëm dështues për gjininë mashkullore: pa marrë parasysh faktin se çfarë femre gjendet përballë tyre, trupi i tyre (i meshkujve) automatikisht përgatitet për tërheqje në kuptim të seksit, pa ndikuar mendja dhe ndjenjat.