LajmeMaqedonia

Kur kriminelët falen e të pafajshmit kalben!

Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në një pres konferencë të jashtëzakonshme ka informuar se i ka amnistuar politikanët që përfshihen në rastet “Titanik”, Puç”, “Potkup” dhe të gjitha rastet tjera që janë hapur nga Prokuroria Speciale Publike (PSP). në këtë mënyrë, ai ka amnistuar përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe BDI-së, që dyshohen në këto raste. Ivanov i ka amnistuar nga veprat penale ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ish ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish ministrin e brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.
Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski. Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar një tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se këtu falen vetëm maqedonasit dhe asnjë shqiptarë.

shqiptaret

Zekolli: BE dhe NATO urgjentisht të ndërpresin bisedimet me Maqedoninë
Analisti Arsim Zekolli mendon se vendimi i Ivanovit është epilog i zvarritjes së qëllimshme nga ana e Gruevskit dhe Ahmetit që prej fillimit, Marrëveshjen e Përzhinos e përdornin për të amortizuar mllefin, për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupisioni, përmes futjes së proceseve në procudarilitete dhe marrëveshje të kota. Sipas tij, ky vendim ka për qëllim afrimin e VMRO-së dhe LSDM-së.
“Fjalimi i sotëm është vetëm rrumbullakësim i atij procesi, i cili aspiron kryesisht në drejtim të afrimit të raporteve mes VMRO-së dhe LSDM-së, duke rikthyer dyshimin se kriza është shkaktuar nga faktori i jashtëm”, vlerëson Zekolli.

Sipas tij, në këtë “epilog të palavdishëm”, barra kyçe qëndron te qasja joparimore dhe jokonzistente e bashkësisë ndërkombëtare.
“Sa për ilustrim krahasues, ftoj të paramendoni se cilat do të ishin reagimet nga Uashingtoni, Berlini, Londra, Parisi, Brukseli, sikur një vendim i tillë të merrej nga Erdogani, apo ndonjë pushtetmbajtës nga vende arabe. Sidoqoftë Maqedonia prej sot de fakto nuk ka asnjë atribut që e bën të quhet shtet i sundimit të ligjit, demokracisë parlamentare, apo rregullimit demokratik.
Prandaj pyetja se si duhet të reagojë bashkësia ndërkombëtare ka vetëm një përgjigje: tërheqje të kandidaturës për në BE, mbyllje të gjitha negociatave për anëtarësim në NATO dhe hapje të proceseve përkatëse në OSBE.

Ngurrimi për të ndërmarrë hapa të tillë, vetëm se do të çon bashkëfajësinë të bashkësisë ndërkombëtare në amnistimin e krimit dhe kriminelëve në Maqedoni”, thekson Zekolli.
Osmani: Puna e Prokurorisë Speciale tani është e pavlefshme
Nga ana tjetër, profesori universitar në Universitetin e Tetovës, Afrim Osmani thotë se me këtë vendim të Ivanovit, puna e PSP-së është bë e pavlefshme. Sipas tij, më tragjik është fakti se përveç politikanëve aktual amnistohet edhe ish ministri i brendshëm, Ljube Boshkovsi i cili në vitin 2001 në Luboten të Shkupit kreu masakrën e paparë ndaj shqiptarëve të pafajshëm të këtij fshati. Profesori Osmani është kategorik se nëse falen politikanët të cilët kanë bërë vepra penale, atëherë pse mos të falen shqiptarët e burgosur të rastit “SOPOT”, “MONSTRA” dhe të tjerë.
“Ashtu edhe siç pritej, pasi që gjykata kushtetuese ia zgjidhi duart kryetarit të shtetit që ti falë të gjithë personat-politikan që dyshohen për krim të organizuar, keqpërdorime të detyrës zyrtare, për veprat që kanë të bëjnë me zgjedhjet, pedofilat etj. Abolicion për të gjithë politikanët ndaj të cilëve u inicuan procedura penale nga ana e Prokurorisë Themelore si dhe një falje për një politikan që është duke e vuajtur dënimin- brat Lube. Atëherë pse kryetari mos ti fal personat e dyshuar për rastin MONSTRA, për rastin e Kumanovës, Sopotit etj. Sipas këtij vendimi te kryetarit të shtetit s’ka pse ekziston më prokuroria speciale”, deklaroi Afrim Osmani, profesor i shkencave penale.
Lideri i opozitës, Zoran Zaev theksoi se partia më e madhe opozitare nuk ka qenë e konsultuar për vendimin e presidentit Ivanov për faljen e të gjitha rasteve në lidhje me përgjimet e paligjshme.
“Kjo është befasi për ne”, deklaroi Zaev dhe paralajmëroi se drejtuesit e partisë do ta shqyrtojnë vendimin e Ivanovit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button