LajmeMaqedonia

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Shkup, brohoritje antishqiptare

19:40 Informacionet më të fundit të emituara në emisionin e lajmeve në TV ALSAT thuhet se në orët e mbrëmjes edhe në qytetin e Velesit ka protesta. Në këto protesta shahen shqiptarët si dhe tentohet të digjet xhamia e këtij qyteti.

19:20 Protestuesit në sheshin e qytetit të Shkupit kanë filluar të bëjnë kërdi gjithçka çfarë gjejnë para vete. Kryesisht janë të fokusuar te shqiptarët, ndërsa siç mëson “Zhurnal” në stacionin e autobusëve janë rrahur më së paku 3 shqiptarë.

Dëshmitarë të rastit kanë pohuar se personat ishin rrahur në mënyrë brutale pa asnjëfarë preteksti, ndërkaq pasi është shpërndarë turma, ata janë dërguar në spitalin e qytetit. Turma e personave që protestonin për vrasjen kanë vazhduar të sillen në mënyrë agresive nëpër qytet duke shkaktuar rrëmuja të shumta.

18:48 Më shumë se 500 forca speciale para pak çastesh e shpërndan turmën e cila e filloi protestën para Qeverisë, nuk kishte sukses që të depërtojë në Bit Pazar dhe gjuante me gurrëz në qendrën e Shkupit.

Sipas gazetarëve që gjenden në pjesën qendrore të qytetit janë dëmtuar shumë bilborde, kurse policia ka arestuar edhe disa protestues.

18: 27 Forcat speciale të policisë nuk iu lejuan protestuesit maqedon që të depërtojn në Bit Pazar. Ata i bllokuan të gjitha hyrjet dhe sipas disa reporterëve janë lënduar edhe disa protestues.

Protestuesit tash më janë drejtuar ka qendra dhe sipas gazetarëve prezent gurëzit fluturojnë nga të gjitha anët.

18:00 Gjendje e tensionuar në Shkup. Protestuesit maqedon janë nis ka Bit Pazari. Sipas informatave te fundit policia nuk është në gjendje ti kontrolloj. protestuesit.

17:48  Protestuesit kanë ndaluar para Qeverisë duke thirrur parulla anti shqiptare dhe kundër policisë “Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur”, “Policia e shqiptarëve”, “Vdekje për shqiptarët”.

Protestuesit janë kryesisht të rinj me fytyra të mbuluara dhe kapela të ashtuquajtura ‘fantome’, të cilët kanë theksuar se me ta pritet të solidarizohen edhe banorët e lagjes së Radishanit, nga ku janë viktimat e vrara.
Policia është në vëzhgim të situatës dhe se po mbahet në kontroll turma e grumbulluar me pankarta para Qeverisë. Rrugët e kryeqytetit janë të boshatisura në pjesën qendrore dhe se vërehen lëvizje të pakta.

17:34 Qindra të rinj maqedon në këto çaste protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë. Ata brohorisin parullat “Shqiptar i vdekur është shqiptar i mirë”, “Polici shqiptare”, “Vdekje e shqiptarëve”.

Gjithashtu sipas INA një turmë prej dhjetëra maqedonas në këto momente po marshojnë rrugëve në pjesën qendrore të Shkupit, me ç`rast ato kanë sulmuar me gurë disa makina të taksive shqiptarë me targa të Tetovës.

Sipas reporterit të agjencisë së lajmeve INA, që po ndjekë lëvizjen e turmës, ata kanë lëvizur drejt bulevardit kryesor duke qenë pjesë e një marshi kundër vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit.
Turmat përbëhet kryesisht nga mbi 50 të rinj maqedonas, të maskuar me kapela në kokë, duke brohoritur parulla për Maqedoninë dhe parulla antishqiptare dhe raciste.
Turma gjithashtu është afruar drejt disa përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”, duke qëndruar për disa minuta pranë tyre në shenjë nderimi.

Rrjetet sociale për sot ora 17.00 paralajmërojnë protesta në Shkup
15:45
Qytetarë dhe organizata maqedonase përmes rrjeteve sociale të internetit kanë paralajmëruar për sot protesta kundër vrasjes së pesëfishtë në Shkup. Njëra nga protestat është paralajmëruar të zhvillohet në ora 17 para Qeverisë, mirëpo organizatorët e saj akoma nuk janë publikuar se a përfaqësojnë grupe apo lëvizje politike.
Një protestë tjetër është paralajmëruar në qytetin e Velesit pas dite, ku gjithashtu ajo është bërë e ditur dhe është thirrur përmes rrjeteve sociale të internetit.
Nga ana tjetër, është paralajmëruar edhe një marsh paqe i organizuar nga partia VMRO-DPMNE dhe kjo është konfirmuar përmes disa mediave maqedonase.

Video 1: Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Shkup

Video 2

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button