LajmeMaqedoniaPolitika

Përplasje mes PDSH dhe BDI-së

Në Parlamentimin e Maqedonisë 17  parti politike e kanë firmosur një Memorandum me të cilin zotohen se do të përkushtohen në pëmbushjen e kritereve për integrimin e vendit të BE.

Firmën e tyre në këtë dokument nuk e kanë vënë deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare, të cilët vlerësojnë se bllokimi i kufirit me Kosovën tregon më së miri se Qeveria e Shkupit është kundër integrimit të vendit. Sipas PDSH-së, partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI me firmosjen e këtij Memorandumipo përpiqen të mbulojnë ngecjen e vendit në procesin e euro-integrimeve.

“Kjo qeveri përfundimisht nuk është qeveri e integrimit. Mos të harrojmë se me ditë të tëra aplikoi bllokadë totale të kufirit me Kosovën me çka parandaloi komunikimin e tre million shqiptarëve në mes tyre. Mos të harrojmë gjithashtu se shtyllë kryesore e BE-së është lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave dhe ideve dhe kjo qeveri ditët e kaluara në vepër na tregoi se cili është përcaktimi bazë i kësaj qeverie”, tha Ymer Aliu, Koordinator i Grupit Parlamentar të PDSH-së.

Këto akuza kanë shkaktuar reagimin e partnerit shqiptar në Qeverinë e Shkupit. Nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim thanë se kontributi i tyre në integrimin e vendit dhe në hapjen e kufirit me Kosovën ka qenë maksimal.

“Sa I përket akuzave që ka bërë PDSH-ja unë mendoj se ky subjekt politik nuk ka të drejtë të akuzojë dhe të merret me cështjen e Kosovës sepse ajo në të gjithë periudhat ka dështuar në lidhje me Kosovën edhe gjatë krizës së vitit 1999 edhe në lidhje me njohjen apo pranimin e Kosovës nga Maqedonia”, reagoi Naxhat Jakupi, Koordinator Grupit Parlamentar të BDI-së.

Memorandumi nuk u firmos as nga Partia e Liberale Maqedonase. Subjektet që kanë nënshkruar dokumentin zotohen se do mbështesin pa kushte procesin e integrimit dhe se të përmbahen nga veprime dhe aktivitetet të cilat mund ta pengojnë agjendën europiane të vendit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button