Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë, raporton “Zemra.org”.
Banorë të “Lagjes së trimave” njoftoftojnë se janë vrarë tre persona të moshuar, ndërsë në një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i saj.
Mësohet se banorët e vrarë janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.
Përpleshje e armatosur në lagjen e shqiptarëve në Kumanovë, flitet për të vrarë e të plagosur
Të shtëna të shumta kanë tmerruar për rreth dy orë banorët e Kumanovës, në Maqedoni, mëngjesin e së shtunës. Krismat me armë zjarri dhe helikopterët që kanë fluturuar mbi qytet kanë krijuar një atmosferë lufte.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një përleshje të armatosur që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit mes forcave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur.
Përleshja është zhvilluar në “Lagjen e Trimave”, të banuar me shqiptarë, që ndodhet rreth 700 metra nga qendra e qytetit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, tha se policia ka ndërmarrë një aksion pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës.
Aktualisht, në këtë lokalitet janë stacionuar forca të shumta të policisë, që kanë bllokuar rrugët drejt lagjes ku ka ndodhur përleshja.
Autoritetet zyrtare nuk japin asnjë informacion zyrtare mbi ngjarjen, por nga informacionet paraprake dyshohet se të paktën 12 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja, ndërkohë që mediat maqedonase raportojnë edhe për viktima në radhët e qytetarëve.
9 maj 2015 (zemra.org)