www.Zemra.Org

Përse femrat pëlqejnë meshkujt e ‘këqij’?

Të sillni një vendim është lehtë, sidomos nëse disa herë rresht keni pasur një lidhje jo të mirë me mashkullin që ju do të dëshironit ta kishit. Mirëpo, ekzistojnë arsye pse ju gjithmonë gjendeni në situata të tilla.

Ju duhet t’i njihni ato arsye dhe t’i zgjidhni ato. Për këtë mund t’ju ndihmojnë disa nga arsyet që i cekim më poshtë.

Ju mendoni se nuk ka meshkuj të mirë
Mendoni seriozisht për mendimet tuaja karshi meshkujve, ngase pikërisht ju mund të jeni ajo që gaboni në disa çështje dhe situata. Ndoshta ju po kërkoni të pamundurën? Mos besoni se nuk ekzistojnë meshkujt e mirë. Ka të tillë gjithkund. Edhe ju e meritoni një të tillë për veten tuaj.

Ju nuk e dini se si duhet të jetë një mashkull i mirë
Për t’i njohur kriteret e mashkullit tuaj së pari duhet ta njihni veten tuaj. Nëse nuk e kuptoni veten tuaj, si do ta dini çfarë partneri ju nevojitet. Kështu jeni në rrezik të përfundoni me një mashkulli, i cili kurrsesi t’ju përshtatet juve.

Edhe kur ta kuptoni se jeni me të gabuarin e keni vështirë të ndaheni
Është e mundur që edhe ju të hasni në një lidhje këtillë, por nuk e dini se si të hiqni dorë nga një lidhje si kjo. Vendosni rreth asaj se çfarë do t’i thoni dhe hiqni dorë nga ai.

Nuk dëshironi të jini vetëm
Është mirë që për një kohë të rrini beqare. Me fjalë të tjera, të jeni beqare ju mundëson të jeni me dikë që ju përshtatet, duke zgjedhur kriteret e dëshirave dhe nevojave tuaja.

Besoni se mashkullin e gabuar mund ta shndërroni në atë të duhurin
Edhe pse është e mundur që ta ndryshoni dikë, nga qasjet negative në ato pozitive, një gjë të tillë kurrë nuk mund ta bëni nëse ana tjetër nuk është e interesuar për një shndërrim total, ndërsa që mundësitë janë fare të pakta për të ndryshuar vetëm pse ju thoni apo keni dëshirë, për më tepër ai me vite funksionon si i tillë dhe për të është krejt e përsosur.

Ju i tërhiqni meshkujt e tillë, sepse të tillët ju tërheqin juve
Më shumë na pëlqejnë meshkujt e “këqij”? Është e mundur t’ju tërheqin meshkujt e tillë, për arsye se pa vetëdijen tuaj provoni të “përmirësoni” lidhjen tuaj paraprake, që kishte dështuar.

Exit mobile version