Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Ajo çfarë po ndodh në Maqedoni këtyre ditëve sa është marrëzi, po aq edhe turp mbi turpet

Qeveria maqedonase, e zhgënjyer nga mos gjetja e fajtorëve për vrasjen e 5 maqedonasve civilë, mbase vrasësit mund të kishin qenë nga vetë radhët e policisë.

– Për çka të parët tanë na kanë lënë me gojë se “shkau e vret apo e djeg në furrë fëmijën e vet për të fajësuar të tjerët”, pikërisht para samitit të NATO-s dëshiron të demonstrojë seriozitet shteti stabil e të aftë për të menaxhuar situata të rënda sigurie. S’do mend se ajo më e pakta që kërkon qeveria maqedonase është një alibi për të arsyetuar dobësinë e vet, mungesën e qëndrueshmërisë së shtetësisë së saj në kontekstin ballkanik. Ajo e ka provuar këtë jo një herë. Sidomos kur hamend se pikët më të mira në këtë drejtim, ashtu si edhe në arenën ndërkombëtare, mund të fitohen duke i luftuar “radikalët islamistë”, një prirje për t’i shkuar për qejfi politikës bushiane, së cilës që moti i ka dalë boja.
Ajo çka më së shumti më habit është qetësia dhe heshtja e faktorëve që pikërisht sot duhet të flasin. Fjalën e kam për subjektet politike shqiptare, për organizatat fetare e joqeveritare, të cilat me heshtjen e tyre sikur duan të tregojnë se e respektojnë mosndikimin në një proces gjyqësor që sapo ka filluar, duke qenë se këtë ministria e punëve të brendshme e shkeli qysh dje, duke i bërë me gisht gjykatës së në ç’drejtim duhet të ecë procesi gjyqësor, kur para/gjykoi se bëhet fjalë për “terroristë islamikë”, para se këtë ta thotë gjykata. E pra, me heshtjen e tyre, këto subjekte si duket i fërkojnë duart duke menduar se vetë ato u kurtalisën nga një sherr që plasi më herët dhe se u bë mirë që nuk bëhet fjalë për “shqiptarë radikalë” porse për “muslimanë radikalë”. O tmerr! O marrëzi!
Besoj se në këtë moment duhet t’i kujtojmë fjalët e Brechtit, bashkë me të Martin Niomöller-it:

“Erdhët nazistët.
Së pari m’i morën fqinjët, pastaj shkrimtarët, nuk nxora zë.
Pastaj i morën komunistët, nuk nxora zë.
Kur erdhën prapë, i kapën dhe i morën socialistët. Prapë nuk nxora zë.
Më pas i morën çifutët, prapë nuk nxora zë, sepse nuk isha çifut.
Kur erdhën të më marrin mua, nuk kishte mbetur kush të nxirrte zë”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button