InteresanteLajme
Përurohet treni që lidh Moskë-Berlin-Paris, në 37 orë
Ka mbërritur në Paris treni i ri nga Rusia, i cili lidh pikërisht Moskën, Berlinin dhe kryeqytetin francez në sajë të një udhëtimi i cili zgjat 37 orë.
Treni, i cili është krijuar nga një ndërmarrje ruse Rzd, është nisur nga Moska dhe ditën tjetër në mëngjes është gjendur në Berlin, ndërsa në darkë është pritur dhe destinacioni i fundit i tij që ka qenë pikërisht Parisi.
Mjeti i udhëtimit ka përshkuar 3 mijë e 177 kilometër me një shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë.
Ai përbëhet nga tetë vagonë, nga një bar dhe nga një restorant.
Aktualisht dhe përgjatë dimrit do të jenë vetëm tre lidhje qytetesh, Moskë-Berlin-Paris, por në verë pritet që numri i tyre të shkojë në pesë.