Pesë arsyet pse mund të përfundosh në shtrat me një burrë në moshë
Je takuar me një burrë në moshë dhe ndihesh e detyruar për t’u dukur e zgjuar, e bukur dhe e suksesshme në sytë e tij? Kush mund të të fajësojë për këtë?
Ndoshta mund të befasohesh nga ideja për të qenë bashkë me të dhe ndoshta do të kuptosh që mosha nuk është aspak ai hendeku për të cilin ke menduar se mund t’ju ndajë. Të paktën jo në shtrat.
Ja cilat janë arsyet që mund të të bëjnë bashkë me një burrë në moshë. Të gjithë, ndonjëherë kërkojnë të eksplorojnë!
Të jep siguri në të gjitha mënyrat
Tashmë, ai e ka kaluar fazën “e vështirë, e pasigurt”, dhe është përshtatur seksualisht me trupin dhe personalitetin e tij. Ai nuk bën përpjekje për t’u hequr ai që nuk është dhe nuk mund të jetë. Është i sigurt në vete dhe ofron siguri në shtrat edhe për ty.
Me të do të kënaqesh
Sepse ai është kaq i sigurt, sa të krijon edhe ty komoditetin për të qenë krejt e lirshme. Kjo paqe dhe qetësi që të krijon e bën marrëdhënien shumë më të mirë, sidomos seksualisht. Nuk ke pse shqetësohesh duke u munduar për të fshehur të metat e tua, sepse ai nuk do të vërë re as më të voglin “defekt”.
Ka eksperiencë
Një djalë i ri mund të ketë energji, zgjuarsi dhe guxim për të provuar çdo lloj loje seksuale, por një burrë në moshë, tashmë e di se çfarë shkon apo nuk shkon në lojërat seksuale, di pikat e forta, por gjithashtu edhe si t’i shfrytëzojë ato për të kënaqur veten dhe ty në shtrat. Eksperienca nuk do të thotë që ka pasur shumë lidhje, por thjesht se tashmë ai di ku të prekë dhe të të drithërojë…
Romanca është e rëndësishme
Ai nuk do të të shqetësojë asnjëherë në rrjetet sociale, as nuk do të kesh vargje portikë dhe romantike në Facebook. Ai mund të jetë romantik, por këtë e tregon në shtrat më shumë se kudo tjetër. Rëndësinë marrëdhënies ai e tregon ballë për ballë, në kontaktin intim dhe kjo është pikërisht ajo që ka nevojë një grua.
Ai nuk i ka qejf lojërat
Është gjë e rrallë nëse ndonjë mashkull në moshë mund të pëlqejë lojërat. Nëse është beqar, ai nuk tregon interes për t’u përkushtuar në lojëra dhe ndërsa kërkon më shumë se kaq, ai e di çfarë do në shtrat. Kjo të bën të ndihesh si një grua e sigurt dhe e gatshme për të fjetur me të pa marrë parasysh çfarë do të ndodhë më pas.