Pesë mënyra për ta rigjeneruar jetën tuaj erotike
“Seksi nuk është detyra e ditës, por çiftet duhet të kenë një jetë të rregullt seksuale”
“Jemi bashkë prej 5 vjetësh. Kur e njoha, mes nesh ekzistonte një kimi erotike shumë e madhe. Por, qëkur filluam të bashkëjetojmë, kjo kimi dalëngadalë u dobësua. Do të mund ta rigjejmë mënyrën të bëjmë përsëri seks magjepsës?”
Pyeteni veten pse seksi është bërë mekanik, nuk ka entuziazëm e dëshirë të madhe. Çfarë ndodhi me atë shkëndijë? Si “bashkëbanues” të mirë, të dy bashkëpunoni miqësisht për mbarimin e detyrimeve të përditshme, por nuk e ndieni forcën e seksualitetit.
Sigurisht, lidhje të tilla nuk do të thotë që “janë të këqija”, por mungesa e dëshirës e dobëson lidhjen e i humben elementet emocionuese që e rigjallërojnë.
Në fazat e para të një lidhjeje ekziston intensivisht tërheqja seksuale dhe besojmë që tërheqja fizike shkaktohet automatikisht e do të zgjasë përgjithmonë. Akoma edhe një prekje e thjeshtë na ndez dhe gjatë gjithë kohës kemi një dëshirë të zjarrtë për trupin e partnerit. Por sa më shumë kalojnë muajt, ky pasion dobësohet ose zhduket tërësisht. Ndjenja që gjahu erotik ka mbaruar dhe tjetri tashmë na përket, thith gjithë energjinë tonë seksuale. Ja çfarë e bën pasionin dhe dëshirën elementë të domosdoshëm në një lidhje të shëndetshme seksuale.
Kërkimet tregojnë
“Wall Street Journal” publikoi së fundi një kërkim që u bë në vendet evropiane dhe në SHBA për zakonet seksuale: 24% e tyre deklarojnë se do të ishin të kënaqur në qoftë se bëjnë seks 5 herë në javë!
Nga ana tjetër, studimet tregojnë se shumica e grave i drejtohen vetëkënaqësisë. 7 në 10 gra, që ndiejnë një dëshirë të dobësuar për seks, janë të martuara.
Gjithashtu, sipas një studimi tjetër, gjatë 5 vjetëve të parë të martesës, kontaktet seksuale zvogëlohen rreth 50 për qind. Çfarë na ndodh pra? “Miti seksual humbet brenda në martesë, megjithatë seksualiteti është vendimtar për cilësinë e saj”.
NDIZENI PËRSËRI SHKËNDIJËN
1. Shprehuni lirshëm
Sa të shëndetshme do të ishin lidhjet tona seksuale, në qoftë se shumica prej nesh nuk do të hezitonte t’u fliste “hapur” partnerëve për trupin, dëshirat, akoma edhe fantazitë? Por, ne kemi frikë se nuk do t’ia arrijmë qëllimit ose do ta nevrikosim partnerin. Ekziston një rast që i dashuri juaj të nervozohet – kur nuk flisni në çastin e duhur (p.sh., jo në krevat pak para se të flini gjumë, por në një moment të qetë me të) dhe pa qartësi.
Por, kur flisni pa shmangie, mund të arrini shumë gjëra.
Zakonisht një në dy gra ka imazh të keq për trupin e saj. Ndihet që nuk është e dëshiruar, nuk pëlqehet ose që koha e “dënon” më shumë sesa burrin.
Kjo ndjenjë e saj për të mos i shprehur nevojat, e frikësuar nga keqkuptimi i partnerit, e çon shumë herë të “mbyllet” në vetvete.
Por, këtu luan rol të rëndësishëm qëndrimi dhe vendi i partnerit, dmth. sesa shumë do ta forcojë këtë imazh. Mos harroni që lojërat më të shumta seksuale i shkakton mashkulli. Kjo e çon femrën në një fantazi, në të cilën ajo vetë merr pjesë. Kur ndihem mirë dhe e pranoni veten tuaj – duke futur këtu edhe trupin tuaj – ndiheni të sigurta dhe vetëbesimi lidhur indirekt me pavarësinë tuaj seksuale. Imazhi i vazhdueshëm negativ për trupin tuaj është nga arsyet më të rëndësishme, për të cilat ndiheni të paplotësuara. Gjithashtu, kini kujdes fjalët dhe tonin që përdorni. Disa herë ato ngjajnë si ultimatume, si ai i Julia Robertsit te filmi “Pretty Woman”: “Të gjitha, ose asgjë!”
Në qoftë se i thua dikujt “dua të bëjmë seks”, mund të shokohet, por në qoftë se i thua: “Dua të bëjmë dashuri”, duket më e ndjeshme. Por, e vërteta është një: në një çift dashuria përmbledh ndjenjën dhe dëshirën seksuale.
Aktivizojeni erotikisht partnerin tuaj. Në qoftë se ai vetë përdor teknika që nuk ju pëlqejnë, flisni bashkë me të. Pozicioni i trupit tuaj, mesazhet që shprehni me lëvizjet tuaja do t’i tregojnë çfarë nuk ju pëlqen.
Në qoftë se partneri ju imponon një sjellje seksuale që nuk e pranoni, duhet t’ia thoni menjëherë. Në qoftë se i flisni për atë që doni të bëni dhe ai “mbyllet” ose ikën nga situata, atëherë lidhja nuk është e mirë. Mbani mend: në qoftë se nuk mësoni të shpreheni dhe të flisni, vetë “krevati” nuk do t’ju mbajë më.
2. Ruajeni mitin tuaj femëror
Gruaja në një lidhje stabile ose në martesë e humb mitin e gruas fatale, të asaj që premton kënaqësinë, dhe e jeton duke u shërbyer intensivisht ndjenjave të mashkullit. Seksi në ekran, i fortë e pa fjalë, është një model i gabuar për funksionimin e një lidhjeje stabile.
Nga ana tjetër, kur e lejojmë partnerit ta njohë mirë ambientin tonë personal, humbet edhe miti ynë dhe ky mit ndalon së qeni i panjohur.
Prandaj, e keni për detyrë që të dy të ngacmoni njëri-tjetrin, megjithëse është e vështirë. Për shembull, imagjinojeni partnerin tuaj “të gromësijë” ose “të mos lahet”. Shumë herë, çifteve u propozohet ta mbajnë personal ambientin e tyre, të kujdesen për pamjen e tyre dhe të mbajnë një mister të vogël në lidhje me partnerin e tyre.
3. Mos e vendosni në urdhrin e ditës
Seksi nuk është temë e ditës, por çifti e ka për detyrë të ketë një jetë seksuale të qëndrueshme. Studimet kanë vërtetuar që marrëdhëniet seksuale dy herë në javë janë terapeutike për shëndetin biologjik dhe psikik të çiftit. “Pjekja” e një takimi seksual nuk është diçka që duhet t’ia vendosni vetes, sepse kaluan 4 ditë dhe nuk keni bërë seks.
Gjithashtu, nuk duhet ta konsideroni si fakt se meqë dolët jashtë dhe hëngrët, duke u kthyer në shtëpi duhet të bëni dashuri. Seksi është çështje humori psikik. Mos harroni: shpeshtësia e kontakteve nuk do të thotë gjithmonë kontaktin më të mirë psikik të dy partnerëve. Përkundrazi, kontakti psikik ndërmjet tyree rrit konsiderueshëm jetën seksuale.
4. Krijoni atmosferë
Në qoftë se lexoni një artikull ose shikoni një emision në televizor në lidhje me seksin, nuk do të mësoni të bëni seks më të mirë. Por, do të mësoni ta doni veten. Do të preokupoheni, do të kuptoni që trupi dhe mendja juaj janë tuajat. Me fjalë të tjera, nëpërmjet një libri, internetit ose një emisioni do të mësoni ta aktivizoni veten. Por, dëshira për seks mund të aktivizohet edhe me një fjalë erotike. Ky është një faktor shumë pozitiv, mjafton të mos kthehet në një varësi. Çfarë tjetër mund të bëni? Bëni banjë bashkë. Nuk nevojiten shumë që ta ruani dhe ta rinovoni imazhin tuaj seksual. Ju mund të krijoni momente sensuale edhe duke vendosur muzikë, ndezur qirinj e duke prekur njëri-tjetrin pa bërë seks.
5. Gjeni kohë
Është shumë e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha, se, para se të mendoni nëse keni një jetë seksuale, duhet të mendoni nëse keni kohë personale. Pyetni veten: në mbrëmje mund të ulem me partnerin tim, të shikojmë një film të bukur, të dëgjojmë muzikë, të më bëjë një masazh qetësues? Fatkeqësisht, kjo pjesë e aktivizimit seksual humbet brenda një lidhjeje të qëndrueshme ose në martesë. Koha nuk mjafton, detyrimet na shqetësojnë deri natën vonë dhe ne bëhemi të papëlqyeshëm, duke u dorëzuar te “prangat e martesës”.
Por, kujtoni: imazhi seksual zakonisht nuk bëhet kaq i papëlqyeshëm. Sigurisht, kur problemet nuk zgjidhen, i drejtohemi specialistit. Por, nëse ju e dëshironi, nuk ekziston asnjë arsye që të mos mund ta mbani jetën tuaj seksuale të shëndetshme. Shpreheni qartë atë që doni, informohuni, mos e konsideroni asnjëherë fakt partnerin tuaj dhe, më e rëndësishmja, të mbani mend: imazhi i komunikimit përbën bazën e një jete të mirë dhe të përhershme seksuale.
Lidhje e lumtur = Shëndet i mirë
Sipas një studimi në Universitetin e San Diesos. dashuria ju mbron nga sëmundjet e zemrës. Për 13 vjet, duke testuar gjakun në 493 gra, rezultoi se gratë që kishin komunikim të mirë emocional me partnerët e tyre, kishin shëndet të mirë. Ato stërviteshin më shumë, pinin më pak duhan e nuk ndiheshin të ndrydhura e të stresuara.
Seksi të mbron
* Parandalon kancerin e gjoksit. Gjatë kohës së orgazmës, te gruaja zhvillohet një toksinë që ka veprim mbrojtës ndaj këtij lloj kanceri.
* E fuqizon sistemin imunitar.
* E mbron organizmin nga viruset.
* I zvogëlon tensionin dhe stresin.
* E përmirëson gjendjen e trupit.