www.Zemra.Org

Pesë simptoma që nuk duhen nënvlerësuar

Ka ditë që janë tepër të vështira për shëndetin tonë; dhimbje koke, qafe, mishra të fryrë dhëmbësh.

Të gjitha këto detaje që i lëmë pas dore, mund të jenë simptoma që nuk duhen nënvlerësuar dhe nuk kalojnë vetëm me një caj apo kafe.

Shtim në peshë

Rritja e dhjamit në bark nuk është vetëm një problem estetik. Duke u futur në kategorinë e sëmundjeve mjekët e kanë quajtur si epideminë e mijëvjecarit të tretë sepse bashkon diabetin, obezitetin dhe pamjaftueshmërinë kardiake. Përgjegjës janë stili i keq i jetës, ushqimi jo i duhur dhe stresi. Ndaj këshillohet të bëhen ushtrime fizike, ecje ose vrap në natyrë dhe dietë e kujdesshme.

Mishra dhëmbësh të skuqur

Eshtë një problem për shumë persona. Mjafton t’i kruash pak dhe menjëherë del gjak. Këshillohet që të kurohen me kujdes sepse në të ardhmen mund t’ju sjellin shumë probleme. Kështu pastrojini me pastë dhe furcë pas cdo ushqimi, përdorni fijen dentare dhe shkoni te denstisti për një pastrim më të thellë.

Djegie stomaku disa herë në javë

Stomaku është pasqyrë e trupit. Kur akumulohet stresi, ndjejmë dhimbje në stomak. Duhet të bëjmë shumë kujdes sepse ndoshta mund të bëhet fjalë për gastrit që mund të shkaktojë ulcerën ose tumorin.

Verifikoni problemin tuaj dhe më pas ndiqni një dietë të shëndetshme ku nuk ka ushqime të rënda dhe yndyrna. Kujdes në shtimin e peshës.

Gjumë i paktë dhe i keq

Gjumi i parehatshëm dëmton aktivitetin e përditshëm. Kohëzgjatja e gjumit është subjektive, sepse varet nga njeriu. Nëse nuk bëhet gjumë i mirë, i qetë dhe i thellë atëherë njeriu i ndjen deficencat gjatë ditës. Këshilla është që të mos hani shumë para së të flini, mos pini alkool sepse ngadalëson përgjigjet e trurit, flini anash dhe në kokë mbani nënkresë jo shumë të lartë.

Mungon cikli i menstruacioneve dhe nuk bëhet fjalë për shtatzani

Shumë gra mendojnë se fajin e ka stina, stresi apo kequshqyeja. Por duhet të bëni kujdes se ndoshta është fjala për nivelin e ulët të estrogjenit, crregullimin e hormoneve apo keqfunksionimin e tiroideve.Mos harroni që estrogjeni është shumë i rëndësishëm për zemrën, për kockat, kështu që shkoni te mjeku nëse keni mungesë cikli.

Exit mobile version